Flori në ditëlindjen e tij paralajmëroi rikthimin në muzikë?

Flori në ditëlindjen e tij paralajmëroi rikthimin në muzikë?

Kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi, ka festuar dje ditëlindjen e 43-të. Edhe pse prej kohësh ka munguar në media, rrjete sociale dhe me projekte të reja, muzika e tij vazhdon të jetë e pranishme dhe shumë e dëgjuar.

Në këtë ditë të veçantë, fansat dhe kolegët nuk e kanë harruar, duke e uruar dhe kërkuar rikthimin e tij në muzikë.

Artisti ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku falënderon të gjithë për vëmendjen:

“Faleminderit që më keni kujtuar, uruar dhe ende su u jam përgjigjur dot”, ka shkruar Flori.

Por përveç falënderimeve, Flori ka zgjuar kuriozitetin e ndjekësve me një demo të shkurtër, që mund të jetë paralajmërim për një projekt të ri muzikor.

“Ju do ky…”, ka shkruar ai, pa dhënë më shumë detaje.

.

Related Articles