Aktakuzë ndaj një personi pasi dyshohet se vodhi gjësende me vlerë mbi 100 mijë euro

Aktakuzë ndaj një personi pasi dyshohet se vodhi gjësende me vlerë mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, nën dyshimin se ka vjedhur gjësende me vlerë mbi 100 mijë euro, raporton Gazeta Enigma.

Sipas aktakuzë, B.B., më 21 prill të vitit 2025 në Pejë ka depërtuar brenda një shtëpie dhe ka vjedhur gjësende të vlefshme. Ka vjedhur ari në vlerë rreth 30 mijë euro, orë të markave të ndryshme në vlerë rreth 87 mijë euro dhe rreth 7000 euro para të gatshme. 

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj  sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, ka njoftuar Prokuroria.

Related Articles