Djali i Rexhep Selimit i dhurohet uniforma e veteranit të UÇK-së

Djali i Rexhep Selimit i dhurohet uniforma e veteranit të UÇK-së

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, ka njoftuar për një event ku ishte së bashku me djalin e saj, Aresin dhe morën pjesë në prezantimin e uniformës zyrtare të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ky projekt ishte ideuar dhe realizuar nga bashkëluftëtari dhe eprori i UÇK-së, Ferid Berisha nga Shkupi.

Ceremonia u përmbyll me një moment emocional, ku Aresi pranoi në mënyrë ceremoniale uniformën e veteranit të UÇK-së për Rexhep Selimin, i cili aktualisht mbahet në Hagë.

“Mes bashkëluftëtarëve evokuam kujtimet për dëshmorët e rënë për liri, për ata që dhanë gjithçka! Në përmbyllje të ngjarjes, me shumë emocione, biri ynë, Aresi pranoi në mënyrë ceremoniale, uniformën e veteranit të UÇK-së, për Rexhën. Lufta jonë ishte e vështirë, mirëpo e drejtë dhe e lavdi”, shkroi deputetja Mehmeti – Selimi. / Gazeta Enigma.

Related Articles