Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur rreth kandidaturës së Dimal Bashës për kryeparlamentar, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se deputeti i LVV-së, Dimal Basha nuk është preferencë e tyre për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por theksoi se ende s’kanë vendosur nëse do të votojnë për nëse i njëjti propozohet sërish në seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Ne kemi preferencë. Kishim preferuar Glaukun dhe i kemi përmend edhe preferencat tona. Tani të shohim, por Dimali nuk është preferenca jonë, megjithatë të shohim…Ka edhe shumë të tjerë, mos t’i përmendi pasi shkaktojmë irritim brenda tyre. Ka plot, mund t’ia japim votën edhe Dimalit, por mendoj se LVV-ja ka edhe opsione të tjera…Nuk e di, pasi ende s’kemi vendos. Kam ardh më herët dhe tani do të sqarojmë….Profili i atij që udhëheq me Kuvendin mirë është me qenë dikush që gëzon autoritetin dhe respektin të plotëve…Nëse LVV-ja e ka më të mirin Dimalin, ky është niveli i tyre mundet edhe ky”, tha ai. / Gazeta Enigma.