Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit sot në seancë dhe ka kërkuar përmbylljen e plotë të konstituimit të kuvendit që ka mbetur te zgjedhja e Nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
“Zgjedhja e një Kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re”, tha ai.