Shkëndija e Tetovës sonte do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj kampionëve tëBullgarisë, Ludogoretsit, ndeshje kjo e fazës së Play-Offit të Ligës së Evropës. Tetovarët kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1 të luajtur në Shkup.
Në rast fitoreje do të shkruajë suksesin historik duke u kualifikuar në fazën e Grupeve të Ligës së Evropës, por edhe nëse eliminohen, tani më e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Grupet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja luhet me fillim në ora 19:30 në “Ludogorets Arena” në qytetin Razgrad, ku pritet të ketë edhe një numër të tifozëve shqiptar nga Tetova, armata e flaktë e kuqezinjve “Ballistët”.
Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Baboucarr Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga: Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Webster dhe Imran Fetai.
Në mesfushë, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan dhe Arbin Zjenullahi kanë marrë besimin e trajnerit Beqiri.
Sulmi përbëhet nga kapiteni Besart Ibraimi, i ndimuar nga Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.
Në anën tjetër trajneri portugez i bullgarëve, portugezi Rui Mota ka ndryshime në sulm me Vidal, Marcus dhe Machado.
Shkëndija: Baboucarr Gaye, Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Webster, Imran Fetai, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan, Arbin Zjenullahi, Besart Ibraimi (kapiten), Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.
Ludogorets: S. Padt, Son, E. Kurtulus, D. Almeida, A. Nedyalkov, Pedro Naressi, D. Duarte, I. Chochev, Erick Marcus, M. Machado dhe C. Vidal
Shtatë arbitra zviceranë për ndeshjen Ludogorets – Shkëndija
UEFA ka caktuar një ekip gjyqtarësh nga Zvicra për të ndarë drejtësinë në duelin e kthimit të play-offit të Ligës së Evropës mes Ludogoretsit dhe Shkëndijës së Tetovës.
Kryesor i ndeshjes do të jetë Urs Schnyder, ndërsa atij do t’i ndihmojnë asistentët Marco Zürcher dhe Benjamin Zürcher. Gjyqtari i katërt është Sven Wolfensberger.
Në dhomën e VAR-it, përgjegjës do të jetë Lukas Fähndrich, i ndihmuar nga Mirel Turkes.
Kuqezinjtë nga Tetova sonte kërkojnë të mbrojnë epërsinë prej 2-1 nga ndeshja e parë dhe të sigurojnë një biletë historike për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.