Harry Kane do të bëhet fituesi më i madh në Ligën Premier nëse vulos transferimin e tij të madh nga Tottenham Hotspur te Manchester City këtë verë.
Kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy thuhet se ka bërë një kthesë dhe është pajtuar për transferimin e Kane te City në një marrëveshje me vlerë prej 160 milionë funtesh apo 187 milionë eurosh.
Është raportuar tutje se atij i është ofruar një kontratë masive prej 400 mijë funtesh apo 468 mijë eurosh në javë.
Kjo kontratë do ta bënte kapitenin e Anglisë lojtarin më të paguar në Ligën Premier, duke qenë shumë më e madhe sesa ajo që e fiton aktualisht te Spurs.
Nëse Kane përfundon me të vërtetë lëvizjen e tij te klubi nga Etihad atëherë ai do të kalojë bashkëlojtarin e tij të ardhshëm, Kevin De Bruyne, si fituesi më i madh në kampionat.
Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, fiton 375 mijë funte në javë, duke e bërë atë lojtarin e tretë më të paguar, përpara kapitenit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili fiton 350 mijë funte në javë.
E veçanta e listës është se brenda ‘top 10’ nuk gjendet asnjë lojtar i Liverpoolit.
10.Anthony Martial – Manchester United (250 mijë funte në javë)
9.Timo Werner – Chelsea (270 mijë funte në javë)
8.Paul Pogba – Manchester United (290 mijë funte në javë)
7.Raheem Sterling – Manchester City (300 mijë funte në javë)
6.Kai Havertz – Chelsea (310 mijë funte në javë)
5.Jadon Sancho – Manchester United (350 mijë funte në javë)
4.Pierre-Emerick Aubameyang – Arsenal (350 mijë funte në javë)
3.David De Gea – Manchester United (375 mijë funte në javë)
2.Kevin De Bruyne – Manchester City (385 mijë funte në javë)
1.Harry Kane – Manchester City* (400 mijë funte në javë)