Lushaku: 22 mijë fëmijë janë lënë jashtë subvencionimit nga MASHT-i

Lushaku: 22 mijë fëmijë janë lënë jashtë subvencionimit nga MASHT-i

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, të hënën ka adresuar një varg kritikash për ekzekutivin aktual lidhur me organizimin e procesin mësimor, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka vlerësuar se viti i ri shkollor ka nisur duke e gjetur vendin të papërgatitur.

“Ne kemi fëmijët që shkojnë kryesisht në ambiente të papërshtatshme me kushte minimaliste”, ka thënë ajo.

“1 shtatori i gjen pa paga dinjitarë dhe me kushte të vështirësuara pune. Nuk kanë mjete digjitale e as kurrikulë  digjitale”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Sipas saj, 1 shtatori i ka gjetur edhe prindërit në vështirësi për sigurimin e teksteve shkollore.

“Prindërit sot nuk i kanë marrë subvencionet për shkak të teknikaliteteve që i ka vendosur Ministria. Kosto e librave sot është shumë më e lartë sesa t’i siguronte vetë ministria”, ka thënë ajo.

Tutje ka deklaruar se me miratimin e Ligjit për Fëmijërinë e Hershme në vitin 2023, shkollimi parafillorë është bërë obligator për fëmijët e moshave 4-6 vjeç.

“Në Kosovë janë 22 mijë fëmijë të kësaj grupmoshe të cilët janë lënë jashtë subvencionimit nga MASHTI”, ka thënë ajo.

Related Articles