Shorti i hedhur të hënën në Nyon të Zvicrës ka bërë të ditur kundërshtarët për edicionin 2025/26 të UEFA Youth League për klubin nga Kosova, FC 2 Korriku.
Ekipi U19 i verdhebluve, kampanjën e nis nga raundi i dytë, aty ku do ta ketë përballë ekipin e Hibernian F.C. nga shteti i Skocisë
Ndeshja e parë që do të luhet më 22 Tetor 2025 në Edinburgh (Skoci), dhe ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 05 Nëntor 2025 në Prishtinë (Kosovë).
Në rast të kalimit të raundit të dytë, FC 2 Korriku do të ndeshet me fituesin e çiftit FC Dynamo Kyiv (Ukrainë) – IF Brommapojkarna (Suedi) në raundin e tretë.
Ndeshjet e raundi të tretë zhvillohen më 26 Nëntor 2025 dhe 10 Dhjetor 2025.