Një shqiptar në mesin e 12 fotove më ikonike të vitit 2025, sipas BBC-së

Një shqiptar në mesin e 12 fotove më ikonike të vitit 2025, sipas BBC-së

BBC ka përfshirë në listën e saj të 12 fotografive më të rëndësishme të vitit 2025 një imazh të realizuar gjatë zjarreve të mëdha që përfshinë Greqinë këtëë verë.

Fotografia është shkrepur nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter i agjencisë Reuters, dhe tregon 33-vjeçarin shqiptar Oslien Muçobega teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës. Ai e transporton kafshën mbi motor, duke kaluar përmes tymit dhe zjarrit.

Ngjarja ndodhi gjatë muajit gusht, kur rajoni i Ahaisë në Greqinë perëndimore u përfshi nga zjarre masive, të cilat detyruan shumë banorë të largoheshin dhe vunë në rrezik jetën e njerëzve dhe të kafshëve.

BBC e ka përshkruar fotografinë si një pamje me domethënie të veçantë, duke e krahasuar me paraqitjet e hershme të “Bariut të Mirë” në artin e krishterë, ku Krishti shfaqet duke mbajtur mbi supe një kafshë të brishtë.

Sipas medias britanike, kjo lidhje simbolike e bën fotografinë një nga momentet më të fuqishme dhe domethënëse të vitit.

Related Articles