Deliu për Kurtin: Dikur ruante kuletën nga zona VIP, sot vendi i preferuar

Deliu për Kurtin: Dikur ruante kuletën nga zona VIP, sot vendi i preferuar

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili ndeshjet e Kosovës në futboll po i përcjell nga zona VIP e stadiumit Fadil Vokrri.

Ajo ia ka kujtuar kryetarit të VV-së që dikur kritikonte ashpër ata që uleshin në këtë zonë.

Deputetja e PDK-së ka postuar një video të Kurtit, ku fliste për këtë çështje.

Sipas Deliut, sot zona VIP është zonë e preferuar e Kurtit.

“Dikur kinse ruante kuletën nga zona VIP-i, sot është vendi i tij i preferuar. Premtime që nuk mbijetuan as një ndeshje”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Related Articles