Viti: Vdes i riu që u godit nga vetura para dy dite

Viti: Vdes i riu që u godit nga vetura para dy dite

Një i ri nga qyteti i Vitisë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, pasi para dy dite ishte goditur nga një veturë në parkun e qytetit, raporton Gazeta “Enigma”.

Ngjarja ka ndodhur kur një 21-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur pesë persona që po qëndronin në park.

Përkundër përpjekjeve për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën.

Lajmi është bërë i ditur nga babai i të ndjerit në Facebook.

Related Articles