Gjakovë: Një muaj paraburgim të dyshuarit që iu gjet 1kg drogë në veturë

Gjakovë: Një muaj paraburgim të dyshuarit që iu gjet 1kg drogë në veturë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin G.B. për veprën penale të narkotikëve.

Masa e paraburgimit u aprovua pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Prokurorisë, më 8 shtator 2025, rreth orës 17:55, në fshatin Ponoshec të Komunës së Gjakovës, G.B. ishte ndaluar nga patrulla e policisë kufitare gjatë kontrollit të një automjeti me targa të ardhura nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit, nën asistimin e Njësisë K9, në bagazhin e automjetit u gjetën dy qese me marihuanë të fshehura me peshë 1.048 kg dhe një qese më e vogël 1.77 gram.

Komunikata:

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehuri G.B., për vepër penale të narkotikëve Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehuri G.B., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kryer veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, më datë 08.09.2025 rreth orës 17:55, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka transportuar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që patrulla e policisë kufitare nga SPMK-Ponoshec, gjatë patrullimit kanë ndalur veturën me targa …., të cilin po e drejtonte i pandehuri i cili kishte ardhur nga Republika e Shqipërisë dhe pas ndaljes se automjetit gjatë komunikimit me shoferin është ndier një aromë e dyshuar për narkotik, fillimisht është pyetur i pandehuri se a ka diçka ilegale në veturë, i njëjti është përgjigjur se jo, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit nën asistimin edhe të zyrtarëve policor të Njësisë K9 brenda në automjet janë gjetur dy qese narkotiku e dyshuar të llojit marihuanë të fshehura në bagazhin e automjetit në peshë prej 1kg e 048 gram dhe një qese e vogël e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit në peshë prej 1.77 gram, sasia e narkotikut, automjeti, 246 Euro dhe 5,000 lekë shqiptare janë sekuestruar nga zyrtarët policor”.

Related Articles