Policia tregon krejt çka gjeti gjatë bastisjeve në veri, arrestohet një 73-vjeçar

Policia tregon krejt çka gjeti gjatë bastisjeve në veri, arrestohet një 73-vjeçar

Policia në rajonin e Mitrovicës Veri ka kryer kontroll në 5 lokacione, ku në një shtëpi banimi në lagjen Korile Komuna Zveqan, është kontrolluar një shtëpi dhe nga pronari Policia është informuar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi. Në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e vogël e municionit  të cilat janë sekuestruar.

Po në këtë lokacion mbi dyshimin e bazuar dhe informatave se mund të ketë sasi tjetër të armatimit dhe çdo vones do të rezultonte me asgjësimin apo humbjen e provave materiale, ka realizuar bastisje edhe në objektet tjera përcjellëse të te dyshuarit.

Gjate bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim :

• Dy (2) karikator për arme te gjate

• Detonatorë elektrik 49 copa

• Një (1) thike

• Një këllëf për arme te gjate

• Një fishek me mbishkrim ne baze PPU 8×75 IS

• Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik

• Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta te rinj

• Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë

• Makineria për mbushje municioni

• Pjese shtuese për arme te gjate për trombllon

• Tel i cili shfrytëzohet për iniciues te detonatorëve

• Arme e gjate e çmontuar me nr. Serik K – 414675 me dy karikator me municion te plote me gjithsej 60 fishek te kalibrit 7.62×39

• Tridhjetë e pesë (35) kutia te mbyllura me municion me mbishkrim ne baze “IK 89”(35×15=525fishek te kalibrit 7.62×39)

• Pesëdhjetë e nëntë (59) fishek me mbishkrim ne baze “E”

• Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për arme te gjate me mbishkrim ne baze “IK 89”

• Pesëdhjetë (50) fishek për pistoletë me mbishkrim ne baze “PPU 9mm LUGER”

• Dy (2) karikator për armë te gjatë pa municion 

• Pajisje distancë matës

• Thike për pushke bajonetë

Ne lidhje me këtë raste është arrestuar personi S.G. 73 vjeçar i cili pas intervistimit ne prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër te prokurorit te shtetit i është caktuar masa e ndalimin për 48 orë ne qendrën e mbajtjes. Ndërsa është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu policia ka realizuar edhe kontrollin:

Rasti VI: Në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” Zveqan, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar si ne vijim:

• një pushkë gjuetie,

• 12 fishek te pushkës se gjuetisë

• 15 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm,

• 2 sfera te fishekëve te gjuetisë,

• Rrip për mbajtjen e fishekëve te gjuetisë.

Lidhur me ketë rast nuk ka persona te arrestuar, mirëpo është ne interes te policisë qe te intervistohet një person si i dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Related Articles