Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Në aksident është përfshirë një automjet.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se një person ka pësuar lëndime.
“Rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, ka thënë Ahmeti. / Gazeta Enigma.