Mushkolaj për deklarimet e Osmanit: Rrezikshëm dhe turpshëm

Mushkolaj për deklarimet e Osmanit: Rrezikshëm dhe turpshëm

Analisti Imer Mushkolaj e ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani pas deklarimeve të sotme lidhur me shkollimin e vajzave të saj, raporton Gazeta Enigma.

Ai theksoi se Osmani gjithë karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes, Vjosa Osmani “e ka ndërtu mbi viktimizim”.

“Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave”m theksoi ai,

Sipas Mushkolajt ndonëse për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën ” kjo presidentes nuk i mjafton”.

“Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon. Asgjë e re në “kampin” presidencial. Sulmet e fyerjet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë tash sa vjet”, shtoi tutje ai.

Sipas Mushkolajt Osmani “Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Turpshëm. Rrezikshëm dhe turpshëm!”, ka theksuar ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles