Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimin të fundit të SHBA-ve për ta pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Ajo për këtë fajin ja hedh Albin Kurtit i cili sipas saj po e dëmton Kosovën.
“Dëmi që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Albin Kurti dhe VV Kosovës është i pariparueshëm. Ndërprerja e dialogut strategjik të Kosovës me SHBA është ndër lajmet më të këqija për Kosovën në vitet e fundit.Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin, janë dhe do të jenë aleati i pazëvendësueshëm për Kosovën”, tha ajo.
Albin Kurti dhe Vetëvendosje, sipas Bajramit “po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëputë raportet e partneritetit dhe bashëkpunimit strategjik me SHBA-në”.
“Secili prej nesh duhet të punojë për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kush punon kundër është kundër Kosovës dhe është me Serbinë dhe Rusinë. Rrugë të mesme nuk ka”, shkroi ajo në Facebook. / Gazeta Enigma.