Deputetët e Shqipërisë e kanë zgjedhur Niko Peleshin, si Kryetar të Kuvendit. Zgjedhja e tij u prit me duartrokitje, por edhe goditje tavolinash.
Pro Peleshit votuan 84 deputetë, teksa 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Votimi për Peleshin, që u bë në mënyrë të fshehtë, u bojkotua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët mbushën kutitë e votimit me pankarta.
Peleshi prej janarit 2021 deri në korrik 2024 ka mbajtur funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Më parë ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.