LDK-ja hap fushatën zgjedhore të shtunën

LDK-ja hap fushatën zgjedhore të shtunën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë ftuar qytetarët për hapjen e fushatës zgjedhore nesër.

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, shihen Rama e Abdixhiku bashkë.

“Hajde Prishtinë, hajde Kosovë. A jena gati për nesër”, thotë Rama teksa e pyet Abdixhikun.

E kryetari i LDK-së e ka cilësuar hapjen e fushatës si nisje të festës së madhe më 12 tetor.

“Jena gati për nesër, hapjen e madhe të fushatës zgjedhore të këtij viti, me Përparimin dhe të gjithë kandidatët e LDK-së për festën e madhe të 12 tetorit. Iu presim nesër në orën 18:00”, thotë Abdixhiku.

Hapja e fushatës së LDK-së do të bëhet nesër me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Related Articles