Pas protestave të dhunshme, Nepali për herë të parë ka një kryeministre grua

Pas protestave të dhunshme, Nepali për herë të parë ka një kryeministre grua

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është betuar si kryeministrja e përkohshme e vendit, duke u bërë gruaja e parë që drejton Nepalin. Emërimi i saj pasoi protesta masive kundër korrupsionit që rrëzuan qeverinë e mëparshme të kryeministrit KP Sharma Oli.

Protestat, të cilat shkaktuan më shumë se 50 viktima, shoqëroheshin me dhunë dhe zjarrvënie në ndërtesat e parlamentit dhe qeverisë në kryeqytetin Katmandu. Marrëveshja për krijimin e qeverisë së përkohshme u arrit pas disa ditësh konsultimesh midis presidentit dhe udhëheqësve të protestës.

Parlamenti pritet të shpërbëhet së shpejti, ndërsa qeveria e re ka detyrën përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme brenda gjashtë muajve.

Karki, 73 vjeçe, njihet për imazhin e pastër dhe ka mbështetjen e udhëheqësve studentorë dhe të “Gjeneratës Z”, të cilët shpresojnë ta udhëheqin Nepalin drejt stabilitetit dhe transparencës.

Related Articles