Shqipëria të martën do të hapë edhe katër kapituj të ri, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, njoftoi se Presidenca Daneze e BE-se ftoi përfaqësuesit e Shqipërisë, që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.
Këta kapituj u shtohen 24 kapitujve që janë hapur në vetëm 11 muaj.
“Një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”, tha Rama.
“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, u shpreh tutje Rama. /Gazeta Enigma