Këtë të diel duke filkuar nga ora 14:00, në Hagë do të mbahet një protestë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen atje.
Përkrahje kësaj proteste përkrahje i dha edhe Fatmir Limaj. një nga ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate.
“Unë jam me ta, pa asnjë rezervë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare, të sakrificës dhe dinjitetit kombëtar”, deklaroi ai.
Limaj tha se historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuzat e padrejta.
“Lufta jonë ka qenë dhe mbetet luftë çlirimtare e drejtë, për liri dhe demokraci, e përkrahur nga miqtë dhe aleatët tanë që njohën të vërtetën e kauzës sonë”, theksoi ai.
Në shenjë solidariteti me protestuesit në Hagë, NISMA ka vendosur që sot të mos zhvillojë aktivitete zgjedhore.
“Sot zgjedhim të jemi me ju, me drejtësinë dhe me të vërtetën. Bashkë duhet të punojmë që zëri i popullit të dëgjohet, që sakrifica e një populli të mos njolloset dhe që drejtësia të triumfojë”, shtoi Limaj.