Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shpërndarë një fotografi nga protesta masive në Hagë.
“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, shkroi Rama.
Edhe më herët para protestës, Rama shkroi se “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant”, duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi.