Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Enigma.
“Me 15.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti vazhdon të hetohet. / Gazeta Enigma.