Rubin: Autori i shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit ka shkruar fjali të rreme

Rubin: Autori i shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit ka shkruar fjali të rreme

Ish-Ndihmëssekretari i Shtetit në  administratën e Shteteve të Bashkuara gjatë viteve 1997-2000, James Rubin, sot po vazhdon dëshminë para Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Enigma.

Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe po merret në pyetje nga Prokuroria.

Rubin u pyet për një artikull të gazetës The New York Times, të datës 25 qershor 1999, ku thuhej se komandantët e lartë të UÇK-së kanë kryer vrasje brenda radhëve të tyre.

Sipas artikullit të lexuar nga prokurori, Thaçi drejtoi fushatën e vrasjes së disa komandantëve.

Rubin sikurse për shumë raste të tjera tha se nuk i kujtohet ky artikull, por potencoi se ka dyshime për autorin e tij, Chris Hedges.

“Autori i këtij artikulli, në mënyrë të vazhdueshme, ka shkruar fjali që kanë qenë të rreme”, tha ai.

Pas kësaj plasoi një debat mes prokurorit dhe Rubin lidhur me gazetarin në fjalë, i cili ishte larguar nga puna në The New York Times.

Related Articles