Uran Ismaili publikon një video emocionale, flet për jetën e tij

Uran Ismaili publikon një video emocionale, flet për jetën e tij

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në rrjetet e tij sociale ka ndarë sot një video emocionale, ku flet për familjen e tij, fëmijërinë e tij dhe shpalosë copëza të tjera nga jeta e tij, raporton Gazeta Enigma.

“Në moshën 14-vjeçare e kam humb nënën, e ajo ka qenë shtylla e familjes. Humbja e saj ishte shumë e vështirë, por më forcoi lidhjen me babin, i cili më mësoi se në jetë duhet me punu shumë, për me i dalë zot vetes,” rrëfen ai.

Ismaili ndalet edhe te jeta e tij familjare që e krijoi, duke treguar për takimin me bashkëshorten Arizonën, të cilën e quan partneren me të cilën ka ndërtuar çdo gjë, nga familja me dy fëmijët Omerin dhe Umën, deri te rrugëtimi i tij politik.

Ai një pjesë të veçantë ia kushtoi edhe bashkëshortes së tij. Ai tha se ajo “nuk është vetëm dashuria e jetës së tij po edhe partner i tij në çdo gjë sferë”. Ai kujton gjithashtu studimet në Harvard, të cilat i dhanë mesazhin që e mban si udhërrëfyes: politika është për t’i shërbyer vendit dhe njerëzve.

Në video, një vend të rëndësishëm zë periudha kur ishte Ministër i Shëndetësisë, kohë kur thotë se u bënë reforma që shpëtuan jetë dhe kursyen miliona euro të shteti dhe qytetarëve. “I larguam listat e pritjes për stenta dhe e ndalëm korrupsionin me barnat,” kujton ai, duke shtuar se jo vetëm gjatë ushtrimit të këtij funksioni, por përherë ka besuar në ekspertizë dhe jo në ndarje partiake.

Në fund të rrëfimit, Ismaili i rikthehet garës së vitit 2021 dhe thirrjes së tij të njohur “Hajde ma gjallë, Prishtinë”, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve i ka dhënë forcë për të vazhduar edhe këtë herë.

“Unë nuk dorëzohem. Prishtina është një për mua, këtu jetoj e këtu kam me qenë gjithmonë. Është koha për qytetarin e Prishtinës. Është koha për një jetë normale. Sot është koha për Prishtinën,” thotë Ismaili.

VIDEO e plotë:

Related Articles