Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë të martë ka zhvilluar një takim me qytetarë në Obiliq, raporton Gazeta “Enigma”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se në periudhën kur ai ishte kryeministër, Obiliqi është shndërruar në një qendër të zhvillimit, me infrastrukturë moderne dhe shërbime cilësore për banorët.
“Ligji i posaçëm për Obiliqin nuk ishte thjesht një dokument, por një zotim për një trajtim të merituar për qytetarët e këtij qyteti”, tha Haradinaj. Ai përmendi investimet në sheshe, shkolla, ndriçimin e rrugëve, si dhe kthimin e pronave të KEK-ut në pronë komunale, si projekte që mbajnë vulën e qeverisjes së tij dhe të Aleancës.
Haradinaj shprehu mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për kryetar të Obiliqit, Ali Krasniqi, duke theksuar se lista për asamble komunale përfaqëson vizionin dhe vendosmërinë siç tha ai, për të çuar përpara zhvillimin e qytetit të energjisë.