Jimmy Kimmel përjashtohet nga transmetimi për shkak të komenteve ndaj Charlie Kirk

Jimmy Kimmel përjashtohet nga transmetimi për shkak të komenteve ndaj Charlie Kirk

ABC e ka larguar për një kohë të pacaktuar prezantuesin e emisionit të vonë Jimmy Kimmel nga transmetimi për shkak të komenteve që ai bëri në lidhje me vrasjen e ndikuesit të krahut të djathtë Charlie Kirk.

“Emisioni “Jimmy Kimmel Live” do të ndërpritet për një kohë të pacaktuar”, tha në një deklaratë një zëdhënës i rrjetit në pronësi të Disney.

Kimmel nuk dha komente për BBC-në ndërsa doli menjëherë pas kësaj nga studioja televizive në Los Angeles.

Më parë këtë javë, Kimmel tha gjatë emisionit të tij se “banda Maga” po përpiqej të fitonte pikë politike nga vrasja e Kirk.

Një i dyshuar 22-vjeçar u paraqit në gjykatë të martën i akuzuar për vrasje të rëndë për shkak të vrasjes së aktivistit konservator 31-vjeçar javën e kaluar.

Derisa largimin e Kimmel, e ka mirëpritur edhe presidenti Donald Trump.

Related Articles