“A ishte Thaçi për apo kundër pavarësisë?” – Williams jep përgjigjen e prerë

“A ishte Thaçi për apo kundër pavarësisë?” – Williams jep përgjigjen e prerë

Ish-këshilltari ligjor i delegacioni të Kosovës në Rambuje, Paul Williams ka folur për raportet mes Adem Demaçit dhe Hashim Thaçit.

Në dëshminë e tij në Hagë, Willimas tha se ishte e rëndësishme që Adem Demaçi t’i jepte mbështetje Thaçit.

Ai thotë se nuk e njihte Demaçin, derisa njohuritë për të ai tha i mori nga të dhënat në internet.

Sa i përket favorit të Thaçit për Pavarësinë e Kosovës, Williams tha se si Thaçi dhe i gjithë delegacioni i Kosovës, pavarësia ishte e domosdoshme.

“Kundër pavarësisë, si kusht i domosdoshëm për nënshkrimin e marrëveshjes, po. Por Thaçi dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, kërkonin pavarësinë. Pavarësia ka qenë fjala që dilte nga goja e tyre. Thaçi ishte në këtë situatë, pra, si të gjithë të tjerët”, tha ai.

Related Articles