Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në një takim ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur Partia Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku edhe njoftuar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për çështje politike dhe për fushatën zgjedhore.
“Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe mbarëvajtja e fushatës zgjedhore”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/