Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun.
Haradinaj njoftoi se me Busch ka diskutuar për bllokadën institucionale në vend, zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.
Ai theksoi se Aleanca është e përkushtuar të japë kontribut aktiv për tejkalimin e situatës dhe rikthimin e Kosovës në kursin euro-atlantik.
“Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik’’, shkroi Haradinaj.