Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar sot fushatën për zgjedhjet lokale, me një vizitë në komunën e Vushtrrisë.
Gjatë qëndrimit të tij atje, ai është përballur me një situatë të pazakontë: disa të mitur e pritën me thirrjet “Hashim Thaçi”, në atë që u interpretua si një provokim simbolik ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga pamjet e publikuara në mediat vendase, shihet se Kurti buzëqesh me zor, pasi kjo po i bën vaki në shumë qytete të Kosovës.