Tre fëmijë të moshave 3 vjeç 7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët në Pediatrinë e Spitalit të Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi bën të ditur se sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash, shkruan A2CNN.
Kjo sipas familjarëve ka sjellë shqetësime shëndetësore te të miturit.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.