Alban Hyseni i VV-së kërkon mandatin e dytë në Gjilan, tregon për prioritetet në qeverisje

Alban Hyseni i VV-së kërkon mandatin e dytë në Gjilan, tregon për prioritetet në qeverisje

Kryetari aktual i Gjilanit nga radhët e LVV-së, Alban Hyseni, ka treguar për prioritetet e tij në mandatin e dytë që e kërkon në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Hyseni tha se plani qeverisës për mandatin e dytë përbëhet nga tri shtylla kryesore.

“Programi jonë për qeverisje bazohet në tri shtylla kryesore. Shtylla e parë është: Qytet i zhvilluar. Në të cilin synojmë të përfundojmë dhe të nisim projekte të reja. Kemi stacionin e Autobusëve, Kult Qendrën, Qëndrimin Ditor për të moshuar, Sallën e Sporteve, Shkollën e Mjekësisë, Banimin e përballueshëm Social, Stadiumin e Qytetit, dhe shumë e shumë projekte tjera”, tha Hyseni në Debat Përnime të Kallxo.

Related Articles