Kandidati i AAK-së për Gjilan shpalos plan-programin 4-vjeçar: Do të fokusohemi në transparencë, llogaridhënie e profesionalizëm

Kandidati i AAK-së për Gjilan shpalos plan-programin 4-vjeçar: Do të fokusohemi në transparencë, llogaridhënie e profesionalizëm

Kandidati i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka folur për plan-programin qeverisës të tyrë për komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ai tha se programin qeverisës të tyre do e fokusojnë në tri premtimet e thyera të kryetarit aktual.

“Programin qeverisës do e fokusojnë në tri premtimet e pambajtura, që kanë të bëjnë me transparencën dhe profesionalizmin”, tha Gagica.

Ai tha se do nxjerrin një platformë digjitale të transparencës e marrë si model nga perëndimi.

“Do nxjerrim një platformë digjitale të transparencës, marrë model nga vendet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët tanë të komunës së Gjilanit, të kenë informata në baza ditore për cdo shpenzim, cdo aktivitet që bën Komuna e Gjilanit”, shtoi ai në Debat Përnime.

Related Articles