Sokol Halili gjobitet nga PZAP me 1500 euro pasi krahasoi Sami Lushtakun me Radojiçiqin

Sokol Halili gjobitet nga PZAP me 1500 euro pasi krahasoi Sami Lushtakun me Radojiçiqin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ndaj subjektit politik “Iniciativa Qytetare për Skenderaj”, me arsyetimin se ky subjekt ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Sipas vendimit të marrë më 20 shtator 2025, PZAP ka shqiptuar një gjobë prej 1500 euro për këtë subjekt politik, duke e konsideruar përgjegjës për publikimin e materialeve në rrjete sociale që përmbanin fyerje dhe gjuhë denigruese ndaj kundërshtarëve politikë.

Në arsyetimin e PZAP-së thuhet se postimet në Facebook të publikuara nga “Iniciativa Qytetare për Skenderaj”, ku përmenden kandidatë të tjerë dhe përfaqësues politikë, përbëjnë shkelje të Nenit 7 të Kodit të Mirësjelljes dhe bien ndesh me standardet e garës së ndershme zgjedhore.

Në një status të publikuar në Facebook më 18 shtator 2025, Halili shkruante: “Bashkë kundër çdo krimineli apo argati të armikut tonë shekullor serb. Unë armik kam vetë Milan Radoiçiqin dhe shokun e tij Sami Lushtakun…”.

“Iniciativa Qytetare për Skenderaj” ka afat 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit për të paguar gjobën.

Related Articles