PDK thërret konferencë për media të dielën

PDK thërret konferencë për media të dielën

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ditën e diel, më 21 shtator, Sekretarja e Përgjithshme e partisë, Vlora Çitaku, do të mbajë një konferencë për media.

Kjo konferencë do mbahet në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë.

Konferenca është caktuar për ora 13:00, por nga partia nuk është bërë e ditur arsyeja ose temat që do të trajtohen gjatë kësaj paraqitjeje për gazetarët.

Related Articles