Kampioni i Kosovës pas pesë xhirove ka regjistruar fitoren e parë në Superligë, për të mposhtur në shtëpi Prishtinën e Re.
“Intelektualët” fituan me rezultat të ngushtë 2:1, sfidë që ishin më të mirë gjatë pjesës më të madhe të kohës.
Veton Tusha me një gol fantastik e kaloi Dritën në epërsi pas 32 minutave lojë.
Fatkeqësisht për Dritën, Tusha pastaj pësoi një lëndim dhe si pasojë u detyrua të zëvendësohet. Megjithatë, vendasit vazhduan me posedim – kurse ishte Arb Manaj që pas një aksioni të shpejtë e dyfishoi epërsinë (63’).
E tëra që bëri Prishtina e Re, ishte goli i nderit i realizuar nga Patrick Eze (83’).
Drita tani mbledhë pesë pikë në Superligën e Kosovës, një më pak se Prishtina e Re./