Osmani takohet me të rinjtë shqiptarë në Nju-Jork

Osmani takohet me të rinjtë shqiptarë në Nju-Jork

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në ShBA i ka takuar edhe të rinjtë shqiptaro-amerikanë në New York.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja tha se me anë të platformës “Zâni” po punohet për t’i bashkuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë.

“Që të mos i harrojnë kurrë rrënjët dhe të kontribuojnë në interes të kombit tonë. Ishte kënaqësi t’i takoja dhe t’i falënderoja për punën e çmuar që po bëjnë”, tha e para e shtetit.

Related Articles