“Kujtimi dhe kontributi i Petrovcit do të jetojnë përherë në kujtesën e popullit të Kosovës”

“Kujtimi dhe kontributi i Petrovcit do të jetojnë përherë në kujtesën e popullit të Kosovës”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ngushëllon familjen Petrovci për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci, raporton Gazeta “Enigma”.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci. Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë. Me talentin dhe veprën e tij i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet”, ka njoftuar Presidenca përmes një postimi në Facebook.

“Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe gjithë komunitetit kulturor”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin!”. /Gazeta Enigma/

Related Articles