Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin – dy zemra, një betim për liri

Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin – dy zemra, një betim për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot me nderim dhe krenari dy figurat e shquara të luftës për liri, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Osmani tha se ata nuk ishin vetëm bashkëshortë, por edhe bashkëluftëtarë që u ngritën mbi frikën dhe u bënë shembull i përjetshëm i guximit dhe idealit për liri.

Ajo kujtoi se kishte pasur nderin që në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, familjes Lladrovci t’i dorëzonte Urdhrin “Hero i Kosovës” për Fehmi Lladrovcin dhe Urdhrin “Heroinë e Kosovës” për Xhevë Lladrovcin.

“Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!”, përfundoi Osmani.

Related Articles