Totaj i PDK-së: Edhe asamblistët e VV-së na kanë përkrahë me votime

Totaj i PDK-së: Edhe asamblistët e VV-së na kanë përkrahë me votime

Shaqir Totaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, në një deklaratë për media ka thënë se edhe asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë përkrahur në votime, raporton Gazeta “Enigma”.

Totaj ka theksuar se qeverisja lokale shkon përtej dallimeve politike partiake.

“Në asamble ka pasë asamblistë të përgjegjshëm që janë të partive të tjera, edhe të VV ka pasë që na kanë përkrahur me votimin e tyre në asamblenë komunale. Kjo do të thotë që kemi pasur komunikim të mirë me ata. Dhe jam i sigurt që ky komunikim do të vazhdojë”, tha Totaj në “DPT te Fidani”.

Related Articles