Osmani viziton bashkatdhetarët në New York

Osmani viziton bashkatdhetarët në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka vizituar bashkatdhetarët në Staten Island të New York-ut, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar për rëndësinë e mërgatës në Amerikë, duke theksuar se ata janë kapitull i ndritshëm, gjithmonë krah me popullin tonë.

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave “Ulqini”, “Dibra” e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”.“Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma/

Related Articles