Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, është ulur sërish në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara të Hagës.
Ai po vazhdon dëshminë e tij që e kishte nisur ditën e djeshme të thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Teksa po i bëhen pyetje nga prokurori, në një moment atij i është shfaqur një fotografi e një personi me këmishë të zezë dhe të kaltër.
“Jemi futur në një zonë të ndjeshme, një person me interes të veçantë për ne por nuk e di nëse jam i gatshëm të flas për të”, ka thënë Duncan.
Teksa prokurori e pyeti se a ishte ai Xhavit Haliti, pasi kishte folur për të edhe dje, Duncan u përgjigj:
“Ky nuk është personi që mua më kanë thënë që ka qenë në takimin në Tiranë”.
Po ashtu derisa iu drejtuar pyetja se a ishte një komandant zone personi në fjalë, Duncan tha se:
“A mund të kalojmë në seancë private”.