Ky është një nga viktimat e aksidentit të sotëm në Klinë

Ky është një nga viktimat e aksidentit të sotëm në Klinë

Veton Kastrati nga fshati Lëbushë, është një nga dy viktimat që vdiqën mëngjesin e sotëm, nga aksidenti i rëndë në Klinë.

Lajmin për vdekjen e tij e dha kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Veton Kastrati, nga fshati Lëbushë, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Klinë”, shkroi Ramosaj në një postim duke bashkëngjitur fotografinë e viktimës.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Kastrati, të afërmit dhe bashkëvendësit. Urojmë që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për këtë dhimbje të rëndë”, u shpreh më tutje Ramosaj.

Related Articles