Pasditen e sotme një objekt mobilerie është përfshirë nga zjarri në fshatin Prelez të Ferizajt, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku edhe ka njoftuar se nuk persona të lënduar dhe se Zjarrfikësit janë duke shuar zjarrin.
“Sot, rreth orës 17:50 kemi pranuar një informatë se në fshatin Prelez të Ferizajt, në afërsi me rrugen magjistrale Ferizaj -Prishtinë, një objekt- mobileri është përfshirë nga zjarri. Zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes duke e shuar zjarrin, ndërsa edhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe zyrtarët e KEDS. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli. /Gazeta Enigma/