Mozzik e pranon se ora ishte false, fajëson LVV-në për linçim ndaj tij

Mozzik e pranon se ora ishte false, fajëson LVV-në për linçim ndaj tij

Moziik ka reagur pas lajmit se ora e tij është false, ku edhe ka njoftuar se e gjithë kjo ngjarje ishte një lojë me skenar nga ana e tij duke akuzuar kështu edhe LVV që e gjitha kjo ishte një sulm politik nga ana e tyre, raporton Gazeta “Enigma”.

“Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë”, ka shkruar Mozzik në Facebook.

Tutje ai ka bërë thirrje për personat që ishin në detyrë atë natë të dalin dhe të tregojnë se kanë pasur presion nga ana e Kekuran Musratit dhe Dimal Bashës që ta ndalnin atë në aeroport.

Mozzik ka theksuar tutje se tani e dy vite ka qenë në hall prej padrejtësive që ATK ka bërë ndaj tij.

“Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë”, tha ai.

“Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro. Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendasëve të mi ndaj meje?! Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare!”, ka shkruar Mozzik. /Gazeta Enigma/

Related Articles