Analisti Avni Arifi në një deklaratë për media tha se kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili dhe Bekë Berisha nga AAK janë kandidatë të pavarur, por shton se Lëvizjen Vetëvendosje e “dikton” Dejona Mihajli, raporton Gazeta “Enigma”.
“Uran Ismaili dhe Bekë Berisha janë të pavarur me fushatën e tyre. Urani, Beka janë t’u punu shumë mirë. Çeku edhe tash e kemi pa edhe ne parlament që Dejona iu tregon çka me ba”, tha Arifi në “Rubikon”.
Arifi ndër tjerash tha se pika më e dobët që e ka kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama është trafiku.