Përleshje në Komunën e Prishtinës, Policia jep detaje

Përleshje në Komunën e Prishtinës, Policia jep detaje

Këtë të mërkurë ka ndodhur një përleshje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia ka njoftuar se si pasojë e kësaj përleshje tre perspna janë arrestuar.

Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles