Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, iu bashkua sonte kandidatit Sabedin Vishit, në garën për Kaçanikun.
Krasniqi tha se Kaçaniku është “bastioni i pathyeshëm i PDK-së”.
“Besim Ilazi e ka udhëhequr me dinjitet komunën dhe sot i hap rrugë një pasardhësi të denjë, Sabedin Vishit. Sabedini, si profesor dhe përfaqësues i qytetarëve, vjen sot si kandidat i përgatitur me vizion, energji dhe përvojë për një të ardhme edhe ma të mirë”, shkroi Krasniqi.
“Ai është PDK, është numri 191 dhe është garancia që Kaçaniku do të ecë më shpejt e më sigurt drejt zhvillimit – sepse fjala e mbajtur është fuqia jonë!”, u shpreh Krasniqi më tej.